Përmbytet anija me 184 emigrantë të paligjshëm
Më shumë se 80 azilkërkues të parregullt janë mbytur në brigjet e qytetit Ndiago në Mauritaninë jugore, sipas mediave lokale. “Një anije me rreth 184 persona u përmbyt dhe deri më tani janë gjetur 87 trupa, ndërsa 36 të mbijetuar janë shpëtuar”, thanë autoritetet lokale që vazhdojnë të kërkojnë për disa persona të zhdukur të cilët ndodheshin në varkën e fundosur.
Shumica e emigrantëve në varkën e përmbysur ishin të kombësisë senegaleze, së bashku me emigrantë nga vende të tjera afrikane. Mauritania është një pikë kryesore tranziti për azilkërkuesit afrikanë që kërkojnë të kalojnë në Evropë.
Pavarësisht mungesës së statistikave, autoritetet pohojnë se strategjia e tyre kundër emigrimit të parregullt ka qenë e suksesshme, me zona bregdetare dhe pika kufitare të mbrojtura mirë. Shkurtin e kaluar, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftuan dhënien e 522 milionë eurove ndihmë për Mauritaninë, për të trajtuar emigracionin e parregullt.
i.b/dita
Burimi