Pas atentatit, Robert Fico bën daljen e parë publike: Nëse do ta lejonte shëndeti, do të…
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka bërë daljen e tij të parë publike pas atentatit në maj. Duke folur në një ngjarje për Ditën e Shenjtorëve Kiril dhe Metodi, një festë publike në Sllovaki, Fico iu drejtua audiencës ndërkohë që po shërohej nga plagët e tij. Gjithashtu Fico u shpreh se nëse do ia lejonte shëndeti do të shkonte në Kiev dhe Moskë me Orbanin.
“Nëse do ta lejonte shëndeti, do të shkoja në Kiev dhe Moskë me Orbanin”, tha Fico.
Fico u qëllua katër herë nga një distancë e afërt në mes të majit, ndërsa përshëndeti mbështetësit në qytetin Handlová. Pas një operacioni të gjatë, ai është duke u rikuperuar në shtëpi që nga fundi i majit.
Fico, i cili u rikthye si kryeministër pas fitores së tij në zgjedhje shtatorin e kaluar, foli në këtë ngjarje pavarësisht rimëkëmbjes së tij të vazhdueshme. Sulmuesi, një 71-vjeçar, u kap dhe përballet me akuzat për tentativë vrasje me paramendim dhe sulm terrorist.
🇸🇰🚨🇸🇰🚨🇸🇰🚨🇸🇰🚨🇸🇰🚨🇸🇰🚨
Robert Fico: “If my health would allow it, I would go to Kiev and Moscow with Orbán”With English subtitles pic.twitter.com/WFaNi6Evou
— Prisoner16670 (@prisoner16670) July 5, 2024
j.l./ dita
Burimi