“Parlamenti, për dialog konstruktiv”, Gonzato ‘shuplakë’ Kuvendit: Vendimet e Kushtetueses të…
Paraditen e sotme në kryesinë e Kuvendit është zhvilluar një tryezë për drejtësinë me përfaqësitë diplomatike. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato shprehu tre mesazhe gjatë fjalës së tij para të pranishmëve.
Mesazhi i parë i ambasadorit lidhej me rëndësinë e parlamentit dhe dialogut mes palëve politike, ku tha se kanë një rol kyç për kontekstin e hyrjes në BE.
Më tej Gonzato, duke nënkuptuar rastin Xhaçka u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ky institucion dhe kjo sipas tij është thelbësore në një shtet demokratik. Ai shprehu po ashtu mbështetjen e BE për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në union.
Fjala e Gonzatos:
“Mirënjohës që marr pjesë në këtë takim, mënyrë për mua për të theksuar partneritetin që duhet të ngrihen mes institucioneve. Kam tre mesazhe:
1. Mesazhi i parë është të theksoj rëndësinë e parlamentit gjithashtu institucioneve të përvarur në kontekstin e hyrjes në BE. Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike të hyrjes në BE dhe punohet shumë për të hapur negociatat që ka të bëjë me funksionimin institucioneve demokratike, institucioneve gjyqësore, por edhe të tjera. Ky parlament ka një rol kyç, për të luajtur duke filluar me komitetin e BE që do të rishikojë pozicionin e negociatave, të cilat do ti paraqiten Këshillit Evropian. Negociatat do të konsistojnë në reforma thelbësore që do ta sjellin Shqipërinë në stadardet në të gjithë këto fusha Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes për administratën publike ambicioz dhe është në funksionim të institucioneve demokratike.
2. Mesazhi im i dytë ka të bëjë me negociatat e suksesshme në hyrje në BE që kërkojnë një dialog ndërparlamentar në parlament por edhe në bashkëpunime ndërinstitucionale. Shpresoj që në parlament integrimi në BE të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kombëtar strategjik. Parlamenti është qendra për të pasur dialogun konstruktiv duke përfshirë edhe çështjen e integrimit në BE por edhe të miratojë legjislacione dhe ndryshimet ligjore.
Sic u përmend edhe në raportin e fundit është e rëndësishme fokusimi i bashkëpunimit mes parlamentit dhe instituicioneve të pavarura. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm edhe nga ana buxhetore. Parlamenti duhet të raportojë sic duhet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura apo dhe komisionet e ndryshime. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ajo dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti duhet të luajë një rol kyç për mos kthimin pas të këtyre reformave. Këto reforma duhet të shoqërohen me luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
3. Mesazhi im i tretë është që BE do vazhdojë të mbështesë institucionet e Shqipërisë në rrugën drejt BE”, tha ambasadori.
j.l./ dita
Burimi