
Opozita bllokon foltoren, deputeti përplaset me Gardën, Spiropali ndërpret seancën
Kryetarja e Kuvendi, Elisa Spiropali njoftoi 5 minuta pushim, pasi opozita bllokoi foltoren dhe nuk lejoi ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiun të mbajë fjalën. Pasi deputetët e opozitës u afruan te foltorja në sallën e Kuvendit u futën edhe punonjësit e Gardës.
Debatet nisën pas zhvillimit të interpelancës së kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliun lidhur me vrasjen e Martin Canit dhe sigurinë në shkolla.
Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka patur një përplasje me Gardën paranë foltores së Kuvendit në seancën e sotme Plenare. Përplasja ndodhi teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi po merrete fjalën.
Gjatë këtij momenti Dogjani ka shkuar drejt foltores dhe akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropalin se nuk po zbaton rregullore. Po ashtu Dogjani mori dhe dy paralajmërime nga Spiropali.
j.l./ dita
Burimi