Nga strehimi i hebrenjve te pakti me Melonin, Rama në OKB: Nuk merremi me fjalë, por veprojmë
Në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama u shpreh se bota sot është mbërthyer nga krizat e konfliktet komplekse. Për të kaluar këtë, ai tha se nevojitet më shumë tolerancë dhe t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit.
Kryeministri Rama e çoi Shqipërinë aty si shembull, duke përmendur nga strehimi i hebrenjve deri te pakti me Melonin.
“Ndërsa takohemi këtu sot, përballemi me një tjetër vit krizash e konfliktesh komplekse, e një botë të përçarë. Perspektivat tona për një botë të drejtë janë të mjegullta sot. Janë kohëra sfiduese. Disa ditë më parë u zotuam kundrejt paktit për të ardhmen, një kuadër solid me nivel të lartë ambicie e rezultate që duhen zbatuar. Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim nën trysni për një të ardhme më të paqartë.
Shqipëria me përulje i bashkohet këtij diskutimi. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe një dorë të shtrirë miqësie drejt njëri-tjetrit. Me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi dhe të shkojmë përtej zonave të kënaqësisë, të tolerojmë me respekt, jo thjesht duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në mënyrë konstante me kompleksitetin e historive tona. Për ne shqiptarët, toleranca nuk është thjesht pranimi pasiv e jo fortë me qejf i diversitetit të dikujt, kjo formë tolerance që shqiptarët, myslimanë e të krishterë shprehën gjatë Luftës së Dytë Botërore kundrejt hebrenjve, duke vënë jetët e tyre në rrezik, e duke bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj seç kishte kur lufta nisi, kërkon frymën e vet partizane, kërkon të vazhdosh të ndërtosh ura në mënyrë që të vazhdojmë të debatojmë e të nxisim mirëkuptim e paqe të mëtejshme, duke e vënë veten në vendin e tjetrit.
Ju dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iranianë jetët e të cilëve rrezikoheshin çdo ditë në Irak. Paguam një çmim shumë të madh për mikpritjen e tyre. Regjimi totalitar i Teheranit u angazhua në një sulm masiv kibernetik kundër Shqipërisë. Ishin mjaft brutal, por dështuan mjerisht. Ne nuk u lëkundëm, e nuk do të lëkundemi për të strehuar ata njerëz në vendin tonë, por për aq kohë sa është e nevojshme. Mikpritja jonë nuk është e lidhur me ndonjë qëndrim politik ndaj Iranit, por vetëm me bindjen humaniste të gdhendur në shpirtin tonë si komb. Së fundmi i shtrimë dorën fqinjëve tanë, Italisë, për t’i lehtësuar situatën e migracionit. Në vend të flisnim, vepruam, nuk qëndruam duarlidhur e duke u përpjekur. Kjo qenie solidariteti e bashkëpunimi e marrëdhënies së fqinjësisë së mirë është në fakt boshti i politikës në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.
i.b./dita
Burimi