Nga qëndrimi i opozitës te rendi i ditës, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend
👁1365
Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në seancën plenare të radhës.
Nga mbledhja e disa Komisioneve Parlamentare paraditen e sotme, do të kalohet në seancë plenare në orën 17:00. Çështja e zgjedhjeve dhe e votuesve pritet të jetë tema kryesore e diskutimit.
Mbetet për tu parë dhe qëndrimi që do të mbajë opozita pas deklaratave për ndërprerje të marrëdhënieve institucionale me shumicën parlamentare pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.
Në rendin e ditës sot parashikohen diskutime si më poshtë:
1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.9.2024.
2-Njoftime të ndryshme.
3-Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
j.l./ dita
Burimi