Nga Italia për në Shqipëri me not, notarja përfundon me sukses sfidën, mbërrin në Karaburun
👁455
Avokatja dhe notarja Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej ofro 34 orësh duke përshkuar 92 km nga brigjet e Leces, (San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës.
Buzo e la në mes sfidën vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, por sot rrugëtimi me not drejt brigjeve shqiptare ka përfunduar, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike. Mësohet se Buzo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant.
Gjithashtu bëhet me dije se nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh.
Në momentin e mbërritjes Eva nuk ishte në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
j.l./ dita
Burimi