Nga interpelanca me Ramën tek shqyrtimi i mandatit të Xhaçkës, sot Kuvend

Nga interpelanca me Ramën tek shqyrtimi i mandatit të Xhaçkës, sot Kuvend

Ditën e sotme do të mbahet seanca plenare e radhës. Ndërkohë sipas rendit të ditës, seanca do të nis me një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi. Interpelancë e cila është kërkuar nga Bardhi në lidhje me transportin e mbetjeve të rrezikshme, toksike, të nisura nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës.
Gjithashtu në rend dite është parashikuar dhe një interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku. Kjo interpelancë është kërkuar nga një grup deputetësh të PD në lidhje me ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”.
Një pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.
Rendi i ditës
PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 12.9.2024, ORA 10:00
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 2 shtator 20 shtator 2024,
URDHEROJ:
1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.9.2024, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.9.2024.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi.
4. Interpelancë urgjente me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
5. Akti normativ nr. 2, datë 1.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.
6. Akti normativ nr. 3, datë 28.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023 “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.
7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë.
8. Projektligji “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministravetë Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane tëEkselencës kundër Kërcënimeve Hibride”.
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar.
10. Projektligji “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”.
12. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
13. Projektvendimi “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
 
j.l./ dita
Burimi