Nesër do të ketë homazhe për Gerti Bogdanin, Kuvendi shtyn të premten seancën plenare

Nesër do të ketë homazhe për Gerti Bogdanin, Kuvendi shtyn të premten seancën plenare

Homazhet për Gerti Bogdanin, ish deputeti demokrat që u nda nga jeta mesditën e së mërkurës nga arresti kardiak, do të mbahen paraditen e së enjtes në sallën e seancave plenare në Kuvend.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, njofton Kuvendi.
Gerti Bogdani në momentin që ka ndërruar jetë ka qenë në ambientet e hotelit “Rogner”, së bashku me disa kolegë dhe miq, ku në një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar në tualet, aty ku dyshohet se ka pësuar arrestin kardiak dhe është rrëzuar. Kanë qenë personat që ishin në tavolinë me të, që janë shqetësuar për vonesën e Gertit.
Më pas, në tualet ka shkuar kamerieri i hotelit, i cili e ka gjetur të shtrirë në tokë 44 vjeçarin. Ai është munduar që t’i japë ndihmën e parë, ndërsa disa minuta më vonë ka shkuar edhe ambulanca.
Ish-deputeti 44-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët e kanë pasur të pamundur që ta rikthenin në jetë.
i.b./dita
Burimi