Momenti i së vërtetës për “Tulipanët”, Holanda synon çerekfinalet në përballjen me Rumaninë
Me atë që kanë bërë deri tani nuk ta kujtojnë të kaluarën e lavdishme. “Tulipanët” e Holandës u dukën si një ekip “i çfarëdoshëm”, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, përballë Austrië dhe aspak si ajo skuadër dy herë finaliste e botërorëve dhe kampione e Evropës në 1988.
Gjithsesi, pikërisht këta futbollistë kanë detyrën sot për të respektuar një fanelë të shquar në duelin e parafundit të fazës së 1/16-ve, të Euro 2024, ku përballë tyre ndodhet Rumania dhe padyshim teknikut, Ronald Koeman e ndjen më shumë se të gjithë presionin e kësaj sfide.
Tekniku i “Tulipanëve” ka qenë pjesë e brezit që fitoi Evropianin në Gjermani, dhe pikërisht në tokën gjermane kërkon një reagim nga futbollistët e tij, teksa më herët gjatë këtij Evropiani, mjeshti i pankinës e ka shprehur pendesën për tifozët e zhgënjyer dhe shpreson që kjo të ndryshojë në përballjen e orës 18:00 në “Allianz Arena” të Mynihut.
Për fat, Holanda nuk ka asnjë mungesë, por priten diferenca taktike, ama një gjë është e sigurt, Memphis Depay do të udhëheqë repartin ofensiv, ndërsa “shtatlarti” i Liverpool, Virgil van Dijk do të vazhdojë të jetë lideri i prapavijës, me shiritin e kapitenit në krah.
Bilanci ndaj Rumanisë është i shkëlqyer, me 9 fitore, 3 barazime e vetëm 1 humbje, mirëpo këtë edicion djemtë e teknikut Iordanescu kanë bërë më shumë sesa pritej prej tyre, ku edhe pse nuk janë favoritë për një fitore ndaj holandezëve, sërish nuk asgjë për të humbur dhe pritet të japin maksimumin në fushën e blertë, me lojtarë të Hagi, Man, Coman apo Stanciu, që mund t’i shkaktojnë goxha probleme “Tulipanëve”.
j.l./ dita
Burimi