Miratohen dy dokumente për çeljen e negociatave, Manja: Shumë shpejt, Shqipëria në Tryezën e Dytë Ndërqeveritare
Këshilli i Ministrave miratoi të ashtuquajturin “pozicion negociues për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”.
Pas mbledhjes së qeverisë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se janë miratuar dy dokumente të rëndësishme politike që konsolidojnë pozicionin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian, duke orientuar pozicionin negociues të Shqipërisë.
Ndërkohë ministri Manja tha se shumë shpejt pritet që Shqipëria të ulet në Tryezën e Dytë Ndërqeveritare
“Me këtë vendim Shqipëria hyn në një fazë të re në procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Procesi është dinamik por me zhvillim pozitiv si në drejtim të progresit të Shqipërisë, reformave, masave. Në javët në vijim presim vendimin e vendeve anëtare të BE- së si dhe Konferencën e Dytë Ndërqeveritare për celjen e negociatave për anëtarësim në BE. Shqipëria po avancon duke thelluar reformat për të përmbushur kriteret për anëtarësim”
Ministri Manja, u shpreh se dokumenti që përforcon pozicionin e Shqipërisë në këto negociata është “Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Dmokratike”, dhe Udhërrëfyesi i Shtetit të së Drejtës, ku Ministria e Drejtësisë ka qenë lider në hartimin e tij, duke drejtuar grupin me përfaqësues nga 42 institucione të përfshira dhe gjithashtu udhërrëfyesi është i konsultuar me shoqërinë civile.
Thelbi i këtij dokumenti, deklaroi ministri Manja se ka të bëjë me fuqizimin e funksionimit të institucioneve demokratike në themel të së cilës, do të jetë transparenca, llogaridhënia, integrimi dhe eficienca e institucioneve.
j.l./ dita
Burimi