Merr fund arratia e narkotrafikantit shqiptar, arrestohet në Dubai
Ka marrë fund arratia e narkotrafikantit shqiptar, Dorian Petoku, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane.
Mesohet se Petoku është arrestuar në Dubai nga Policia e Emirateve të bashkuara Arabe në bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza.
Petoku raportohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, konkretisht 7 ton nga Brazili drejt Livornos.
Dorian Petoku ishte strehuar në Dubai pasi ishte arratisur në dhjetor 2023 nga qendra rehabilituese në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore.
Më parë Dorian Petoku ka qene i denuar me 12 vite burg për llogari të drejtësisë Italiane. Ai u arrestua në Shqipëri në vitin 2019-të, por u deshën dy vite për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Petoku u ekstradua në 21 tetor të vitit të 2021 në Itali, por dëbimi i tij në burgjet italiane zgjati vetëm një vit, pasi gjykata vendosi lirimin e tij duke i dhënë masën arrest shtëpie.
Kush është Dorian Petoku, miku i Fabrizio ‘Diabolik’ Piscitelli
I rritur në Lezhë, Petoku hyri në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të mbërrinte në Romë, në Ponte Milvio.
34-vjeçari, i cili është kushëriri i bosit të parë shqiptar të drogës në Romë, Arben Zogu , me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit atje.
Rëndësia e saj është përjetësuar në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.
Në foto shfaqen katër burra në tavolinë. Njëri prej tyre “Francezi”, një i infiltruar, në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij Fabrizio “Diabolik” Piscitelli,që u vra vritet më 7 gusht 2019 në një pritë në parkun e ujësjellësit.
Temë kryesore e bisedës, dyshohet se ishte një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada.
Jo vetëm kaq, Piscitelli, Casamonica dhe Petoku po planifikonin të transportonin edhe një sasi të madhe droge nga Amerika e Jugut. Bëhej fjalë për futjen në Itali të 7 tonë kokainë të fshehur në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve.
j.l./ dita
Burimi