
Me foton e të birit në duar, i ati i Martin Canit merr pjesë në protestë
👁1829
Qindra qytetarë dolën sot në protestë si reagim pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga shoku i tij i shkollës, i mituri me inicialet M.P.
Kjo ishte protesta e dytë dhe për herë të parë aty erdhi dhe babai i Martinit, ndërsa një vajzë i dorëzoi atij një foto të djalit të tij.
Prezent në protestë ishte edhe gjyshi i 14-vjeçarit, i cili u shpreh se humbja e Martinit është shumë e madhe, ndërsa bëri thirrje për drejtësi.
Në mbyllje të protestës babai i Martinit u largua nën duartrokitjet dhe brohoritjet e qytetarëve të pranishëm.
j.l./ dita
Burimi