Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave: Në protestën e 6 dhjetorit nuk do marr pjesë

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave: Në protestën e 6 dhjetorit nuk do marr pjesë

Deputetja Monika Kryemadhi ka paraqitur një anikimin ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme përsekuestrimin e dy vilave të saj në Kodrën e Diellit. Pas dorëzimit të anikimit, Kryemadhi ka folur për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Kryemadhi theksoi se do ndjekin procedurat ligjore pavarësisht se nuk kanë asnjë besim te vendimet e Gjykatave në vend.
“Ankimova vendimin për sekuestrimin e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja ime bashkë që me thënë të drejtën ka një procedurë shumë qesharake dhe metodologjia që është ndjekur ka qenë, jo pa qëllim është 10 policë te dera e shtëpisë ditën e martë që ne kishim gjyqin e apelit për të dorëzuar vendimin e gjyqit 5 minuta para se të hynim në gjyq të apelit. Sigurisht ishte e koordinuar për të krijuar këto presionet tipike provenciale dhe bolshevike. Me atë çfarë pamë është qesharake, jo profesionale, megjithatë është një procedurë që unë jam e detyruar ta ndjek hap pas hapi për të ecur më përpara dhe për të vazhduar me procedurat e tjera ligjore që na takojnë”, deklaroi Kryemadhi.
Kryemadhi tha më tej se SPAK ka ndjekur trike të paligjshme dhe sipas saj, kjo gjë do të përfundojë në Strasburg për shkeljen e të gjithë procesit, qoftë të të drejtave të njeriut, qoftë të drejtave të pronës.
“Që kur i kanë bërë kontrollin në banesë, kjo i bie që të jetë nën hetim, pavarësisht se Prokuroria ka ndjekur trike të cilat nuk e di a janë të ligjshme apo jo, që nuk e kanë regjistruar si procedime penale në regjistër, por edhe kur është marrë në pyetje ka qenë pa avokat, që normalisht për moshën dhe për mënyrën se si duhet të kishte avokatin e saj, pavarësisht se nuk ka pasur asgjë për të fshehur as për t’u frikësuar, por në momentin që i është kontrolluar banesa, si mund të marrësh ti një person në dijeni pa avokat. Ka një sërë stërshkeljesh, të cilat sigurisht ne, jo s’e kemi ndonjë shpresë nga Gjykata e Apelit, se me atë çfarë pamë herën e fundit shikojmë një presion psikologjik dhe kërcënim haptas që bëhet nga institucioni i Prokurorisë ndaj gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë, megjithatë këto janë procedura që ne do t’i ndjekim sepse sigurisht që kjo gjë do të përfundojë në Strasburg për shkeljen e të gjithë procesit, qoftë të të drejtave të njeriut, qoftë të drejtave të pronës, të shumë gjërave të tjera që kanë kaluar çdo limit njerëzor”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi është pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia e Lirisë më datë 6 dhjetor, ajo e ka mohuar. Po ashtu Kryemadhi deklaroi që nuk merret më me politikë, por që ka filluar një “profesion” të ri.
“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha Kryemadhi.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente