Konstituohet sot Komisioni i Dezinformimit, mungojnë anëtarët e PD

Konstituohet sot Komisioni i Dezinformimit, mungojnë anëtarët e PD

Sot konstituohet Komisioni i Dezinformimit, teksa afati të cilin ia vendosi opozitës për të zënë vendet në komision mbaroi, dhe kryetari Erion Braçe do ta nisë punën pa ta. Mësohet se mbledhja e parë e konstituimit do të mbahet sot në orë 9:00, me praninë e 6 anëtarë të mazhorancës dhe 2 përfaqësues të grupeve të vogla parlamentare.
Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin do të funksionojë për një afat kohor 1-vjecar, dhe synon të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike duke nisur nga fushatat e dezinformimit nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publike dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.
Ngritja e Komisionit erdhi si propozim i socialistëve me firmat e 7 deputetëve, kërkesë që sipas tyre ndjek të njëjtën linjë me vendet perëndimore dhe parlamentin evropian në luftën kundër dezinformimin dhe ndërhyrjen nga vendet e huaja.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është i vendosur të mos marrë pjesë në këtë komision, pavarësisht thirrjeve së përsëritura për tu ulur në tryezë. Ndërkohë, ftesës i janë përgjigjur vetëm Mesila Doda, ndërsa grupi “Aleanca për Ndryshim” ka konfirmuar se do të përfaqësohet me Fatmir Mediun.
 
j.l./ dita
Burimi