Këlliçi kthehet nga Hamburgu: “Lironi Berishën”

Këlliçi kthehet nga Hamburgu: “Lironi Berishën”

Pas ia bëri fora në Hamburg, ku ndoqi në stadium ndeshjen e Kombëtares me Kroacinë, Belind Këlliçi u rishfaq në protestën para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e Sali Berishës. Atyre pak militantëve që ishin mbledhur sot para bashkisë, Këlliçi u tha se Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie pa asnjë akuzë, prandaj dhe bëri thirrje për lirimin e tij.
Dje mediat komentuan udhëtimin e Këlliçit në Gjermani, lidhur me çfarë shpenzimesh ka shkuar atje për të parë kombëtaren, kur ai nuk është më as deputet dhe as i angazhuar në ndonjë punë konkrete, që mund t’i sjellë të ardhura. Gjatë fushatës së 14 majit, në një intervistë për Çim Pekën, Këlliçi tha se nuk i dilte rroga e deputetit prej 2 milion lekësh në muaj dhe se ndihmohej edhe nga i vëllai i tij.
Burimi