Kalon për gjykim inceneratori i Tiranës, Lefter Koka mes 12 të pandehurve, veçohet Alqi Bllako

Kalon për gjykim inceneratori i Tiranës, Lefter Koka mes 12 të pandehurve, veçohet Alqi Bllako

Kalon për gjykim inceneratori i Tiranës. GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës. Vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.
Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese.
Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.
Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Tboma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.
Për inceneratorin e Tiranës, ish-deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete.
Kjo për shkak se Bllako po hetohet për një tjetër akuzë, atë të korrupsionit.
 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente