Inagurohet burgu i grave në Pogradec

Inagurohet burgu i grave në Pogradec

Sot është inaguruar Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë të Pogradecit. Në këtë institucion do të akomodojë vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin. Në ceremoninë e inagurimit, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, në prezencën e Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, ambasadorit të Mbretërisë Britanike, Alastair King-Smith, ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, si edhe përfaqësuesve nga ambasada e SHBA.
“Është një lajm i mirë që të gjithë së bashku kemi arritur të bëjmë një punë të mirë, që gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin të kenë një trajtim dinjitoz, siç është paraparë në ligj, por edhe nga të gjitha standardet evropiane të trajtimit të paraburgosurve dhe të dënuarve,” tha Manja.
Gjatë vizitës, të ftuarit patën mundësinë të inspektojnë workshop-et e ndryshme brenda burgut, ku zhvillohen aktivitete edukative dhe profesionale për të dënuarit. Gjithashtu, gjatë ceremonisë u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Drejtorisë së Burgjeve dhe Ambasadës Angleze për përmirësimin e Burgut të Fushë Krujës.i.b./dita
Burimi