“I kemi borxh të madh familjes së tij”, zbulohet letra në SPAK që ‘fundosi’ Berishën

“I kemi borxh të madh familjes së tij”, zbulohet letra në SPAK që ‘fundosi’ Berishën

Euronews Albania ka siguruar dosjen voluminoze hetimore prej 500 faqesh të SPAK që i është vënë në dispozicion ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarber Malltezi.
Në këtë dosje evidentohet dhe një letër e sekuestruar në një studio ligjore të shtetasit Xhimi Begeja (edhe ky i marrë i pandehur) e cila evidentohet nga SPAK.
“Ju besova verbërisht sepse Gita dhe Abi më garantuan qysh nga dita e parë ku studio e juaj të jetë garantusja ligiore dhe financiare në marrveshjet e kontratat tona… Nuk kam qenë pengesë në asnjë moment të firmosja vetëm ‘letër të bardhë’, sepse e konsideroja veten turp neqoftë se nuk do ju besoja… Kam përshtypjen se ajo Gocë e Familjes nuk ka pas dhe as ka dijeni për situatën e krijuar tani mes nesh. Unë nuk e kam shqetësuar dhe nuk do e shqetësoj kurrë për hallin e madh që na ka zënë, por aq më tepër ne si familje i kemi borxh të madh Familjes Berisha për shqetësimet që i kemi sjellë ku shkaktare është prona jonë…” (shtetasi Xhimi Begeja, në këte letër falët “Gocë e Familjes” dhe “Familja Berisha” i shkruan me shkronja të mëdha duke treguar konceptimin që ka ai për pushtetin e familjes Berisha), thotë SPAK.
Ndërkaq, sipas SPAK, me qëllim ruajtjen e imazhit të një politikani që nuk është pasuruar asnjëherë, shtetasi Sali Berisha, nuk do te rriste formalisht pasurinë e tij, dhe ky përfitim do të kalonte tek shtetasi Jamarber Maltezi, i martuar dhe me shtetasen Argita Maltezi, vajzen e shtetasit Sali Berisha.
Sipas SPAK, siç edhe rezulton nga hetimi, aksesi në pasuritë e shtetasve Maltezi, është i përhershëm nga familja Berisha dhe thjesht shfrytëzimi i pasurive të tyre për akomodim por edhe përdorimi i shumave monetare, në vlera që, pasur parasysh nivelin ekonomik të një politikani shqiptar, mbështetur vetëm në pagën e tij, nuk justifikohen, sipas SPAK.
 
j.l./ dita
Burimi