Habit deklarata e Erdogan: Assadin mund ta ftoj në çdo moment në Turqi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se mund ta ftojë homologun e vet sirian, Bashar al-Assad, për vizitë në Turqi “në çdo moment”.
Kjo është një shenjë se mund të ketë pajtim mes Ankarasë dhe Damaskut, pasi marrëdhëniet mes tyre u prishën pas luftës së vitit 2011.
“Ne mund t’ia dërgojmë atij [Assadit] ftesën në çdo moment”, tha Erdogan për gazetarë në avion duke u kthyer nga Berlini, ku qëndroi për ta përcjellë Euro 2024.
Turqia fillimisht synoi ta rrëzonte regjimin e Assadit kur shpërtheu konflikti sirian me shtypjen e dhunshme të protestave civile në vitin 2011.
Por, megjithëse mbështeti grupe të ndryshme të armatosura, Ankaraja së fundmi ndryshoi qëndrim dhe tani është e përqendruar në, siç Erdogani e përshkroi më 2019, parandalimin e hapjes së një “korridori të terrorit” në veri të Sirisë.
Ka kohë që Erdogani thotë se mund t’i shqyrtojë ndreqjen e marrëdhënieve me Assadin. “Tani kemi ardhur në një pikë që, sapo Bashar al-Assad të ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë, ne do ta shfaqim qasjen e tij”, tha Erdogan.
Turqia ka tentuar që të përmirësojë raportet me Sirisë, teksa qeveria po përballet me presion brenda vendit për të riatdhesuar miliona refugjatë sirianë, që gjenden në Turqi.
i.b/dita
Burimi