Grida Duma mezi i mban lotët për Salianjin: Mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di shumë mirë se ai…

Grida Duma mezi i mban lotët për Salianjin: Mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di shumë mirë se ai…

Grida Duma ka komentuar shkurt dënimin e ish-kolegut të saj deputet i PD-së, Ervin Salianji, në nisje të emisionit “Top Story”.
Duma është shprehur se Salianjin e njeh dhe e di shumë mirë se si bashkërrugëtar i saj, ai zgjodhi që identitetin e tij politik ka ndërtojë duke denoncuar, edhe atëherë kur vetë PD-ja ngurronte.
“Ervin Salianji është një bashkërrugëtar i imi. Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik”, u shpreh ndër të tjera Duma, ndërsa mezi i mbante lotët.
“Një zë denoncues, një zë i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe plot lëvizje të tjera të cilat sigurisht rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe sesi do ta përballë ai këtë situatë.
Por identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse duhen kryer këto denoncime për shkak të forcës dhe për shkak të qartësisë se ku çonte përkundrejt një pushteti që sipas PD i kishte të gjitha të dhënat të ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin”, u shpreh më tej Grida Duma teksa fliste për angazhimin politik të Salianjit.
Kujtojmë se Duma dhe Salianji përflitet prej vitesh se kanë një lidhje romantike bashkë.
Madje para disa vitesh, kur të dy ishin deputetët, atyre iu dolën dhe disa mesazhe erotike, që i shkëmbenin në sallën e Kuvendit.
n.s. / dita
Burimi