Goditi mjekun me send të fortë se refuzoi ti plotësonte raportin mjekësor, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër shëndetësore në Vorë. Bëhet me dije se 54-vjeçari N.M i kërkoi mjekut të qendrës një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.
Mjeku refuzoi ti plotësonte raportin pa praninë e bashkëshortes, ku për pasojë 54-vjeçari e ka goditur me një send të fortë në kokë. Kjo rezultoi në arrestimin e 54-vjeçarit nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
i.b./dita
Burimi