GJKKO shuan masën e sigurisë për ish-kryebashkiaken e Patosit

GJKKO shuan masën e sigurisë për ish-kryebashkiaken e Patosit

Gjykata e Posaçme ka shkuar masën e sigurisë “pezullim të ushtrimit të detyrës apo funksioneve publike për ish-kryebashkiaken e Patosit dhe ish-prefekten e Fierit, Rajmonda Balilaj.
Vetëm 3 muaj e ka mbajtur detyrën e prefektes së Fierit Rajmonda Balilaj, më herët kryetare e bashkisë së Patosit për 3 mandate.
Me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e pezulloi nga detyra zyrtaren e pushtetit lokal, me dyshimet se në dy raste ka shkelur barazinë në tendera dhe falsifikim të dokumenteve.
I njëjti vendim i pezullimit nga detyra u dha edhe për ish nënkryetaren e bashkisë Patos dhe për 5 specialistë të tjerë në cilësinë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, sekretariatit të përgjithshëm të kësaj bashkie, specialistë urbanistike dhe inxhinierë.
Janë dy procedura prokurimi që ngrenë dyshime për të hetuarit e SPAK, për të cilët dyshohen se kanë falsifikuar dokumente dhe kane shkelur barazinë në tendera.
i.b./dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente