Gjithçka me votat e mazhorancës, mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave
Është mbyllur brenda thuajse gjysmë ore seanca e sotme plenare. Deputetët e mazhorancës kanë votuar qtësisht të vetëm pikat e rendit të ditës. Pas kësaj si deputetët ashtu dhe ministrat socialistë janë larguar nga ambientet e Kuvendit.
Ndërkohë deputetët e opozitës pas përplasjeve me Gardën e Republikës dhe pas protestës simbolike me djegien e manekinëve me fotot e vëllezërve Rama dhe Xhafaj, janë larguar gjithashtu nga oborri i Kuvendit.
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali dënoi veprimin e deputetëve të PS-së për të mos lejuar kolegët e tyre të hyjnë Brenda. Gjithashtu Spiropali shprehu mirënjohje për Gardën e Republikës, për atë që po bën një punë shumë të vështirë përballë përfundimeve. Më tej Spiropali u shpreh se të gjithë ata janë baballarë, janë vëllezër dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë.
“Padiskutim që deputetët që janë të dënuar, duhet të të gjithë në sallë. Ata që pengojnë të bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj Gardës së Republikës, për të cilën shprehet të gjithë mirënjohjen tonë të publikut, pasi bën një punë shumë të vështirë dhe të përballet me sulmin më të madh. pamerituara. Të gjithë ata janë baballarë, janë vëllezër, janë buj të kujtojnë dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë ”, tha Spiropali.
j.l./ dita
Burimi