Gara për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, kush janë 13 aplikantët

Gara për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, kush janë 13 aplikantët

Zbulohen emrat e kandidatëve që kanë aplikuar deri më tani për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Muhamet Rrumbullakut.
Mes tyre është edhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodër, Edmond Sulaj, emri i të cilët është lakuar në Kuvend, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e ka akuzuar për përfshirë në bisedat në SkyEcc.
Pasi Bardhi publikoi në bisedat në SkyEcc, Edmond Sulaj reagoi duke u shprehur se “të cënojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit”, duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj kreut të Grupit të PD.
Kur kanë mbetur edhe një ditë nga përfundimi i afatit të aplikimeve, janë 13 kandidatë deri më tani që kanë aplikuar për postin.
Emrat:
Lufti Minxhozi
Ilir Proda
Idajet Faskaj
Neritan Nallbati
Skënder Hita
Gentjan Shehaj
Ardian Çipa
Sami Rasha
Edmond Sulaj
Pëllumb Seferi
Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Shemsi Prençi
 
j.l./ dita
Burimi