Flakët përfshijnë zonën pranë ish-repartit ushtarak, raportohet për shpërthim fishekësh

Flakët përfshijnë zonën pranë ish-repartit ushtarak, raportohet për shpërthim fishekësh

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat në fshatin Mbyet në Fier, pranë ish-repartit ushtarak.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë vatrës së zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen edhe shpërthime fishekësh.
 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente