Flakët dalin jashtë kontrollit në Shëngjin, çadra e shezlonë në flakë
Prej tre ditësh vijon zjarri në Shëngjin, ndërsa ditën e sotme situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, teksa flakët i janë afruar një resorti turistik.
Pranë një hoteli te Rana e Hedhun, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë çadrat e plazhit, si dhe një lokal buzë detit të ndërtuar me dru dhe kashtë.
Zjarri besohet se është përhapur në këtë pjesë të plazhit nga thëngjijtë të ndihmuar nga era në vatrën e zjarrit që ka përfshirë pishat në kodër.
Më herët në vatrat e zjarrit janë dëgjuar shpërthime, dyshohet nga municione të braktisura në mal, çka e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve për t’iu afruar flakëve.
Turistë të shumtë janë parë të largohen me çantat dhe sendet personale për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa rruga mes Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun momentalisht është e pakalueshme.
i.b./dita
Burimi