EMRI: PS ndryshon pas 15 vitesh përfaqësuesin në KQZ

EMRI: PS ndryshon pas 15 vitesh përfaqësuesin në KQZ

PS ndryshon pas 15 vitesh përfaqësuesin në KQZ, Eridian Salianji e ka konsideruar të kryer misionin e tij dhe ka kërkuar shkëputje.
Vendimi i Salianjit vjen vetëm pak ditë pasi Rama e hoqi si Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, e këtë funksion ja bashkoi Damian Gjiknurit tek departamenti i Organizimit.
Në vend të Eridian Salianjit, në vijim PS-në KQZ do ta përfaqësojë, Elena Xhina.
Ajo ka qenë deputete e PDIU/Elbasan deri në vitin 2021, e më pas u angazhua me PS, si Këshilltare e Ministrit Ulsi Manja, e më pas si funksionare pranë Avokaturës së Shtetit.
Mësohet se çështjet e para ku Xhina do të mbrojë interesat e PS, janë disa mbledhje ku disa kandidatë të PS rrezikojnë të gjobiten për raportime të pasakta të financave zgjedhore.
i.b./dita
Burimi