
EMRAT: AMP pezullon 6 efektivë në Lezhë e Shkodër për shpërdorim detyre
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 66 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.
Konkretisht janë pezulluar nga detyra: Nënkomisar Gjergj Mala, Nënkomisar Ardian Baçina, Inspektor Faik Latifi, Inspektor Kristjan Lokthi, Inspektor Zef Doçi, Inspektor Sokol Kroni.
“Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër”, bëhet me dije në një njoftim të AMP.
i.b./dita
Burimi