E vranë se “fliste shumë”, zbardhet pas shtatë vitesh krimi që i mori jetën 33-vjeçarit shqiptar
Është zbardhur pas 7 vitesh vrasja e shqiptarit Edvin Sadiku, që dyshohet se ishte pjesë e klanit Cipriano të Bitontos.
Në prangat e policisë italiane ka rënë një 37-vjeçar CF. me origjinë nga Bitonto, i cili akuzohet se ekzekutoi 33-vjeçarin shqiptar, që u gjet i pajetë në fshatin Binetto në vitin 2017.
Sipas hetimeve, mbrëmjen e datës 3 shkurt 2017, rreth orës 19.00, viktima Edvin Sadiku kishte kryer një grabitje të armatosur së bashku me të dyshuarin.
Ata janë larguar nga vendngjarja së bashku dhe kanë arritur në fshatin Binetto.
Aty i arrestuari ka qëlluar në befasi bashkëpunëtorin e tij shqiptar, të paktën 12 herë me armë zjarri pistoletë në qafë dhe kokë.
Vendimi për vrasjen e Edvin Sadikut është marrë nga kreu i organizatës kriminale Cipriano, 37-vjeçari i arrestuar.
Sipas dëshmive krimi i rëndë u krye për të shmangur rrezikun se shqiptari mund të bashkëpunonte me drejtësinë, pasi ai “fliste shumë”.
j.l./ dita
Burimi