Dy ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK, Malltezi paraqitet në Apelin e GJKKO
👁583
Jamarbër Malltezi është paqitur paraditen e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme dy ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK.
Malltezi ndodhet sot në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë. Po ashtu në Apelin e GJKKO janë paraqitur edhe avokatët përfaqësues të kreut të PD-së, Sali Berisha.
Malltezi dhe Berisha u morën të pandehur nga SPAK dy ditë më parë, lidhur me hetimet për privatizimin e “ish-Kompleksit Partizani”. Ata akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”.
j.l./ dita
Burimi