Drejtimi i fushatës për zgjedhjet 2025, Berisha: Bashkëpunimi me Metën do të jetë i ngushtë
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur edhe për arrestin shtëpiak dhe drejtimin e fushatës për zgjedhjet e 2025.
Berisha u shpreh se nëse Gjykata nuk e pranon kërkesën për lirim, nuk do të ketë një të deleguar për drejtimin e fushatës, por do të ketë një grup qendror në komunikim të vazhdueshëm me kryedemokratin.
Pyetje: Ju jeni deputet po mbi të gjitha jeni dhe Kryetari i PD-së. Ju duhet të drejtoni fushatën dhe për këtë duhet të jeni i lirë të lëvizni në gjithë territorin.
Berisha: E gjithë beteja që është bërë deri më sot, është bërë pikërisht për të larguar Sali Berishën si kryetar i Partisë Demokratike. Nga viti 2021 deri më sot. Mirëpo kjo jo vetëm e riktheu Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike, por e saldoj në krye të Partisë Demokratike.
Pyetje: Nëse Gjykata nuk e pranon kërkesën tuaj për lirim, a do keni një drejtues tjetër fushate të deleguar nga ju?
Berisha: Sigurisht që janë 11 drejtues për çdo qark, lider të çdo qarku. Do të ketë një grup qendror në komunikim konstant dhe të vazhdueshëm me Sali Berishën. Nuk ka mekanizëm. Janë të pashpresë, ata që mendojnë se mund t’i uzurpoj apo t’i caktojë Partisë Demokratike kryetarin. Kjo është çështje sovraniteti.
I pyetur nga “Opinion” për raportet që ka me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metës, Berisha u përgjigj se raportet midis tyre janë shumë të mira. Ai theksoj gjithashtu se do të ketë një bashkëpunim midis tyre për zgjedhjet e 2025.
Pyetje: Çfarë raportesh keni me Ilir Metën dhe cili do jetë bashkëpunimi me të në zgjedhje?
Berisha: Me zotin Metën kam raporte shumë të mira. Bashkëpunimi në zgjedhje do të jetë i ngushtë, si midis një koalicioni që ecën drejt fitores.
j.l./ dita
Burimi