Dosja “Partizani”, GJKKO shtyn seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha
GJKKO vendosi këtë të hënë të shtyjë për një datë tjetër seancën paraprake ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.
Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj tha para mediave se seanca e radhës do të mbahet më 16 dhjetor, ndërsa tregoi edhe për procesin në Gjykatën e Strasburgut, ku sipas tij çështja e Berishës po trajtohet si çështje prioritare.
“Seanca është shtyrë për datën 16 dhjetor. Deri këtu nuk ka ndonjë risi. Doja t’iu bëja me dije juve dhe opinionit publik se jemi njoftuar zyrtarisht se Gjykata e Strasburgut pa shteruar ende gjykimin në Gjykatën Kushtetuese e ka kaluar në fazën e debatit çështjen e zotit Berisha në një afat rekord, e ka konsideruar çështje prioritare dhe ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar në lidhje me procesin e parregullt ligjor, pretendimet që ne kemi paraqitur në Gjykatën e Strasburgut.
i.b./dita
Burimi