Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Parlamenti hap procedurën për plotësimit e vendit vakant, të krijuar pas dorëheqjes së gjyqtares, Elsa Toska.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit thuhet se “hapet procedura e aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028.
Burimi