“Do vazhdojmë me rritjen e pagave për mësuesit”, Rama tregon synimin për “Shqipërinë 2030”
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe ai i Brendshëm Ervin Hoxha ka qenë i pranishëm në shkollën “Kosova”, aty ku ka folur për sigurinë në sistemin arsimor, për të cilën janë angazhuar 240 oficerë policie.
Kryeministri Rama e vuri theksin tek rritja e pagave, për të cilat tha se sot ka arritur në 950 euro për mësuesit.
Rritja e mëtejshme e pagave shtoi kryeministri është qëllimi i qeverisë, teksa theksoi se për “Shqipërinë 2030” po synohet që të kthehen më shumë profesionistë në vendin tonë dhe të qëndrojnë ata që do dalin në të ardhmen.
“Do ketë rritje të vazhdueshme të rritjes së pagës së mësuesve. Sot kemi arritur që paga e tyre të jetë 950 euro. Synimi jonë është që Shqipëria 2030 të jetë kampione në të gjitha aspektet dhe të kemi në vendin tonë njerëz të motivuar. Janë tre figura kryesore që mbahet shteti, mësuesi, mjeku dhe polici”, tha Rama.
j.l./ dita
Burimi