Djegia e karrigeve nga deputetët e PD, Spiropali kërkon rrethimin e Kuvendit si skenë krimi

Djegia e karrigeve nga deputetët e PD, Spiropali kërkon rrethimin e Kuvendit si skenë krimi

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kërkon që organet ligjzbatuese të inspektojnë parlamentin, pasi sipas saj, sot është kthyer në një skenë krimi nga deputetët e PD-së.
Deputetët e PD-së sot dogjën karriget e tyre në hyrje të parlamentit, në shenjë proteste për burgosjen e kolegut të tyre, Ervin Salianji.
Sipas Spiropalit, ky është një akt që në histori është kryer nga përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë.
Komenti i plotë i Spiropalit:
“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.
Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.
Keqardhje e thellë!”
 
j.l./ dita
Burimi