“Deputeti që duam”, Rama: Dera është e hapur për këdo, bujrum kujtdo që do të trokasë
Kryeministri Edi Rama ka falemnderuar çdo person që ka aplikuar në platformën ‘Deputeti që Duam’.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se platforma ‘Deputeti që Duam’, ka mikpritur në më pak se 2 muaj 392 kandidatë. Po ashtu Rama thekson se Partia Socialiste do të jetë udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në vitin 2030.
Postimi i plotë:
FALEMINDERIT ATYRE QË KANË TROKITUR dhe BUJRUM KUJTDO QË DO TË TROKASË DERA ËSHTË E HAPUR *Platforma Deputeti qe Duam, ka mikpritur në më pak se 2 muaj 392 kandidatë, nga brenda e jashtë vendit dhe nga brenda e jashtë partisë natyrisht, për një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për SHQIPËRINË 2030 dhe për një Parti Socialiste të rienergjizuar fuqishëm, si një fuqi e re udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në vitin 2030
j.l./ dita
Burimi