Debati mbi mbarimin e mandatit të Holta Zaçaj, vendimi merret të hënën
Trupa e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet të hënën për të vendosor mbi mandatin e kryetares Holta Zaçaj. Mbledhja vjen pas ngërcit të krijuar në organet e drjetësisë për mbarimin ose jo të afatit të qendrimit në krye Gjykatës.
Përfundimi i mandatit të Holta Zaçajt, kryetares së Gjykatës Kushtetuese, vendoset të hënën. Pas mungesës së një vendimarrjeje të enjten, të hënën është vendosur që të bëhet Mbledhja e Gjyqtarëve, për të shqyrtuar kërkesën e Zaçajt, për të deklaruar përfundimin e mandatit të saj si gjyqtare kushtetuese.
Mbrëmjen e së enjtes, Zaçaj pas një përplasjeje që krijoi me Gjykatën e Lartë mbi afatin e përfundimit të mandatit të saj, vendosi të tërhiqej dhe të bënte hap prapa.
Edhe pse i qëndroi pretendimit se mandati saj përfundon në fund të vitit tjetër, dhe jo në 10 mars, ajo pas debateve të shtuma juridike e jo vetëm, vendosi të tërhiqej, ndërsa Gjykata e Lartë ka hapur procedurat për pasuesen e saj, të mërkurën.
Tashmë duhen 5 vota të gjyqtarëve, nga 8 që janë bashkë me të, për të mbyllur këtë kapitull për mandatin e Zaçajt, ndërsa në vijim procedura pritet të ndiqet edhe për dy mandate të tjera, Elsa Toskës, gjyqtares së dorëhqeur dhe gjyqtares Sonila Bejtja.
i.b./dita
Burimi