Çështja “Gërdeci”, sot mbahet seanca e radhës për Fatmir Mediun
Ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për çështjen Gërdeci për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Seanca është parashikuar që të nisë në orën 09:00 ndërsa e deri më tani janë zhvilluar 6 seanca të tjera të cilat janë shtyrë. Seanca e fundit ishte më 17 korrik ndërsa Mediu po hetohet për shpërdorim detyre për tragjedinë ku humbën jetën 26 persona.
Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen “Gërdeci”, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.
Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.
j.l./ dita
Burimi