Burgosja e Salianjit, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë vendimesh priten të merren
Partia Demokratike do të mbajë ditën e sotme, në orën 18:00, një mbledhje të Këshillit Kombëtar me fokus në protestën e 6 Tetorit dhe aksionin që ky subjekt politik pritet të nisë në Parlament pas dënimit më burg të deputetit, Ervin Salianji.
Këtë vendim nga gjykata e faktit, Partia Demokratike e ka cilësuar një mekanizëm jo vetëm për të larguar Salianjin nga gara elektorale, por edhe instrument për sulm të hapur ndaj opozitës.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi njoftoi se PD do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.
Opozita e ka cilësuar vendim politik dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit.
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbërriti në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit, aty ku do të kryejë dënimin e konfirmuar nga Apeli me 1 vit heqje lirie për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’.
j.l./ dita
Burimi