Bonusi i pensionistëve për fundvit, Rama: Kur pritet të nis shpërndarja e parave

Bonusi i pensionistëve për fundvit, Rama: Kur pritet të nis shpërndarja e parave

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në Bulqizë, ku njoftoi nisjen punimeve për transformimin e ish-zonës ushtarake në një destinacion për turistët.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë u ndal dhe te bonusi i pensionistëve që qeveria pritet të japë këtë fundvit.
Rama theksoi se shpërndarja e parave për bonusin e fundvitit do të nisë javën e dytë të dhjetorit, ku ata që kanë pensionin nën 200 mijë lekë do të marrin 150 euro bonus, ndërsa pensionistët që marrin mbi 200 mijë lekë pension do të përfitojnë 100 euro bonus.
“Pensionistët që i kanë pensionet deri ne 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata mbi 200 mbi lekë do ta marrin 100 euro, të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit”, tha Rama.
Rama shtoi se edhe gjatë pranverës së vitit 2025 pensionistët do të kenë sërish një bonus poensioni.
“Por, jo vetëm kaq, por ky nivel i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë të mendojmë dhe të mundemi dhe të nxjerrim mënjanë edhe një fond tjetër po përsëri për pensionistët  për një bonus tjetër që s’ka qenë më parë, një bonus të pranverës që do të jetë një bonus që edhe në mandatin e kartët do të vazhdojmë ta mbajmë në raport se çfarë na sjell më shumë se parashikimi rritja ekonomike”, tha kryeministri.
 
j.l./ dita
Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *