![Beleri në Athinë, zhvillon takim me kryeministrin grek Mitsotakis](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/beleri-ne-athine-zhvillon-takim-me-kryeministrin-grek-mitsotakis_66950ebd05445.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Beleri në Athinë, zhvillon takim me kryeministrin grek Mitsotakis
👁1930
Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarë, Fredi Beleri ka mbërritur më herët në Athinë nga ku nesër do të niset drejt Strasburgut për betimin e tij në Parlamentin Evropian. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në Athinë, Beleri po zhvillon një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, “Demokracia e Re” në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.
Burimi