Bardhi kundër Argita Malltezit si kryetare e PD: E refuzoj, unë nuk kam luftuar që…

Bardhi kundër Argita Malltezit si kryetare e PD: E refuzoj, unë nuk kam luftuar që…

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur mbi mundësinë e marrjes së drejtimit të partisë më të madhe opozitare nga Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Bardhi u shpreh se për momentin nuk ka një vakancë në kryesinë e PD dhe se nëse bëhet kjo pyetje “jemi në opsionin që PD ka humbur zgjedhjet”.
A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në, sa gjasa ka?
Bardhi: Unë e kam thënë, refuzoj të… Nëse bëjmë këtë pyetje jemi në opsionin që PD ka humbur zgjedhjet. Unë nuk kam luftuar të bashkoj PD-në që PD të humbë zgjedhjet. Nuk kemi vakancë në kryesinë e PD. Zoti Berisha është padiskutim, ka marrë mandatin në vitin 2022. Zgjedhje për kreun e PD ka në vitin 2026. Secili prej nesh duhet të ketë vetëm qëllimin se si do fitojmë zgjedhjet. Unë punoj vetëm për këtë objektiv.
 
j.l./ dita
Burimi