Banda e Elbasanit komandonte kronikat e Report TV? Bolino: Nëse gazetari Qyno ka tradhëtuar besimin tim, unë jam viktimë

Banda e Elbasanit komandonte kronikat e Report TV? Bolino: Nëse gazetari Qyno ka tradhëtuar besimin tim, unë jam viktimë

Carlo Bollino, pronar i kanalit Report Tv, ka njoftuar një padi për shpifje kundër portalit Syri.net. Padia lidhet me një artikull me titull “Suel Çela si kryeredaktor i Carlo Bollinos!”, ku thuhet se “Suel Çela dhe anëtarë të bandave, arrinin deri në përcaktimin e linjës editoriale, renditjen e lajmeve apo edhe pamjeve dhe fotove”, duke dhënë urdhra për Carlo Bollinon.
Përplasja mes dy kanaleve TV që njihen për afërsinë me Ramën dhe Berishën ka si pikënisje një hetim të fundit nga SPAK, që ka sjellë 19 urdhra arresti dhe dy masa detyrim paraqitje ndaj gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Gazetari Qyno akuzohet nga SPAK se ka publikuar në Shqiptarja.com dhe Report Tv artikuj dhe video me porosi të bandës së Suel Çelës dhe kundrejt përfitimit të disa shumave parash. Në dosjen e SPAK-ut janë përfshirë gjithashtu disa transkriptime mesazhesh ku anëtarë të bandës i kërkonin me këmbëngulje Qynos të hiqte artikuj nga Shqiptarja.com, sepse i dëmtonin ata.
“Pas një bashkëpunimi profesional prej 10 vitesh me Elton Qynon, me qindra dhe qindra artikuj të botuara, të cilin gjithnjë e kam konsideruar korrekt, shpresoj dhe dua të vazhdoj të besoj në pafajësinë e tij. Por nëse akuzat e SPAK-ut do të vërtetohen nga gjykata, kjo do të thotë që Elton Qyno ka tradhtuar atë besim ndaj meje dhe kolegëve me të cilët bashkëpunonte, dhe në këtë rast unë dhe mediat e mia do të jemi viktima, jo bashkëpunëtorë të tij” – thotë Bolino.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente