Balla “zbulon” datën e zgjedhjeve të 2025-ës: Llogari japim vetëm para qytetarëve

Balla “zbulon” datën e zgjedhjeve të 2025-ës: Llogari japim vetëm para qytetarëve

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet në lidhej me ligjin për Urdhrin e mjekut, ka zbuluar gabimisht datën e zgjedhjeve të 2025.
Balla tha se kjo qeveri do të japë llogari vetëm para qytetarëve, gjë që do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve që me shumë mundësi, sipas Ballës, do të mbahen me datë 4 ose 11 maj.
“Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ia kemi borxh qytetarëve. Në 4 maj apo 11 maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha ai.
i.b./dita
Burimi