Atentat në SHBA, qëllohet për vdekje kreu i kompanisë amerikane të sigurimeve
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare” është qëlluar për vdekje në një sulm në Manhattan.
Brian Thompson po ecte drejt hotelit “New York Hilton” për të marrë pjesë në konferencën vjetore të investitorëve të “UnitedHealthcare”.
Sipas asaj që raporton CNN, një person i armatosur dhe i maskuar, priti për rreth 10 minuta para mbërritjes së Thompson para se të hapte zjarr disa herë duke e qëlluar atë nga rreth 20 metra larg.
Autori i atentatit ndaj Thompson u arratis nga vendi i ngjarjes duke kaluar në një rrugicë dhe më pas hipi në një biçikletë. Policia dyshon se i autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur në “Central Park”.
50-vjeçari Thompson është qëlluar me plumb në gjoks, gjë që i ka shkaktuar vdekjen. Sipas hetuesve, autori qëlloi Thompson me një armë silenciator.
Thompson u emërua drejtor ekzekutiv për “UnitedHealthcare” në Prill 2021. “UnitedHealthcare” është pjesë e “UnitedHealth Group”, i renditur i pesti në “Fortune 500”.
i.b./dita
Burimi