Arrestimi i Ilir Metës, Partia e Lirisë njofton protestë më 6 dhjetor para SPAK
Në mbledhjen e Shtabit Drejtues të PL në Tiranë është njoftuar mbajtja e një proteste para Prokurorisë së Posaçme, pas arrestimit të kreut të partisë, Ilir Meta.
Protesta është njoftuar për në datën 6 dhjetor, në orën 12:00 para SPAK. Në mbledhje sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, tha se arrestimi i Ilir Metës është rrëmbim politik dhe vijim i “grushtit të shtetit”.
Ai ka akuzuar SPAK-un se po përdoret kriminalisht nga Edi Rama kundër opozitës dhe zgjedhjeve të lira e konkurruese dhe që me urdhër direkt të tij e ka shndërruar sot Shqipërinë ndër të paktat vende në botë me të burgosur politikë.
“Ndaj në 6 dhjetor, në ora 12:00 do të nisim stinën e protestave para SPAK-ut. Mosbindja civile është rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë paqe politike dhe sociale dhe një zgjidhje politike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm me mosbindje civile dhe me protesta të fuqishme shqiptarët do t’i shkurtojnë ditët dhe do t’i japin fundin e merituar regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës”, u shpreh Blushi ndër të tjera.
j.l./ dita
Burimi