Armët vinin nga Turqia e shkëmbeheshin me kokainë, skema e trafikut Kosovë-Shqipëri

Armët vinin nga Turqia e shkëmbeheshin me kokainë, skema e trafikut Kosovë-Shqipëri

Detaje të reja janë mësuar mbi operacionin e përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Kosovës, që ka çuar në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e armëve dhe drogës midis dy vendeve.
Sipas hetimeve, trafikantët shfrytëzonin fundjavën për të kaluar kufirin, duke përfituar nga një marrëveshje mes dy vendeve, e cila kufizon kontrollet e automjeteve gjatë kësaj periudhe.
Skema e trafikimit

Armët vinin nga Turqia si armë sportive dhe më pas modifikoheshin në qytetin e Ferizajt në Kosovë.
Trafikantët nuk përdornin para për tregti, por armët në shumicën e rasteve shkëmbeheshin me kokainë.
Një nga të arrestuarit, Euxhenio Manushi, dyshohet se ka udhëtuar në Kosovë me lëndë narkotike dhe është kthyer në Shqipëri me armë zjarri.

Operacioni dhe rezultatet
Operacioni i koduar “Demontimi” ka çuar në:

Sekuestrimin e 64 armëve zjarri.
Arrestimin e 16 personave të dyshuar: 6 në Shqipëri dhe 10 në Kosovë.
Nga këto, 23 armë janë sekuestruar nga policia e Tiranës, ndërsa 41 armë janë kapur nga autoritetet kosovare.

Emrat e të arrestuarve në Tiranë

Euxhenio Manushi (20 vjeç)
Endri Papa (34 vjeç)
Aurel Manreka (28 vjeç)
Gersi Llozha (22 vjeç)
Kleo Muçalliu (26 vjeç)
Tonin Shkambi (53 vjeç)

Euxhenio Manushi, i cili është djali i artistit të njohur si “Ad Sybardhi”, ishte arrestuar disa ditë më parë në Tiranë në një aksion anti-drogë, ku u kap me 1 kilogram kokainë të pastër së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Klaudio Serjani.
Hetimet
Operacioni “Demontimi” nisi në shkurt të vitit 2024 pas informacioneve të mbledhura nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë. Hetuesit kishin dyshime për një rrjet trafikimi që përfshinte armë dhe drogë midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas hetimeve të thelluara, u krijua një ekip i përbashkët hetimor mes dy vendeve, i cili realizoi operacione të koordinuara dhe shkëmbim informacioni për të ndaluar këtë aktivitet të paligjshëm.
 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente