Argita Malltezi: Babi do japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet e 2025-ës. Pastaj do kandidoj unë, që ç’ke me të
Argita Malltezi nuk e ka përjashtuar kandidimin brenda PD-së në të ardhmen, por tha se nuk do kandidojë për deputete në zgjedhjet e vitit 2025.
E pyetur nga Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” për ambiciet në politikë, Malltezi nuk e refuzoi kategorikisht hyrjen në politikë.
Argita Malltezi: Unë nuk kam plan të garoj në këto zgjedhje. Nuk e di cfarë ndodh në 2025, por e them e sigurtë, Sali Berisha nga kjo betejë do të dalë i fituar. Këtë betejë që ka do ta fitojë. Nga e gjithë kjo betejë që ka bërë.
Ylli Rakipi: Larg qoftë i humbi zgjedhjet doktori?
Argita Malltezi: Ka thënë që do të japë dorëheqjen.
Ylli Rakipi: Ai tha se mund të kandidojë edhe Argita. Po aty po kandidove ti, nuk ka njeri tjetër që fiton.
Argita Malltezi: Nuk kam në plan të kandidoj për këtë vit. A do të futem më vonë? Nuk e di.
Ylli Rakipi: Po pse nuk thua do bëhem kryetare dhe bëhu aty.
Argita Malltezi: A do ta bëj nëse duhet? Që ç’ke me të.
Ylli Rakipi: Tani ti je eminenca gri e doktorit dhe të dëgjon, mund ti thuash do ta bëj unë tani.
j.l./ dita
Burimi