Anketa: Në SHBA, gratë kanë të kursyer vetëm një të tretën e shumës së burrave për pension

Anketa: Në SHBA, gratë kanë të kursyer vetëm një të tretën e shumës së burrave për pension

NJU JORK – Gratë në Shtetet e Bashkuara kanë kursyer vetëm një të tretën e shumës që burrat kanë kursyer për pension, duke krijuar një krizë të mundshme për gratë në moshë, sipas një ankete të realizuar nga kompania financiare ‘Prudential’, të publikuar të hënën.
Mesatarisht, burrat kanë kursyer 157,000 dollarë për pension, ndërsa gratë vetëm 50,000 dollarë, sipas anketës me 905 amerikanë të moshës 55-75 vjeçare.
“E ardhmja financiare e disa grupeve të caktuara – siç janë gratë – është veçanërisht e pasigurt,” tha drejtorja e kompanisë ‘Prudential, Caroline Feeney. “Gratë e kanë më të vështirë të kursejnë për pension,” shtoi ajo, duke përmendur inflacionin, çmimin e shtëpive dhe ndryshimet në politikat tatimore si disa prej pengesave kryesore.
Krahasuar me burrat e anketuar, gratë ishin tre herë më shumë të përqendruara që t’u sigurojnë mirëqenie familjeve dhe fëmijëve të tyre se sa të kursejnë.
Dyzetegjashtë për qind e burrave të anketuar deklaruan se po i gëzohen pensionit dhe se kishin bërë plane për këtë periudhë të jetës, krahasuar me 27 për qind të grave të anketuara, sipas të dhënave të anketës.
Burimi